Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare detari Artur Bujari

7 months ago 9

Është ndarë nga jeta në Itali, në moshën 68 vjeçare detari i vjetër Artur Bujari, duke lënë në trishtim jo vetëm familjen e ti, por dhe detarët shqiptarë që e njohin dhe kanë punuar me të.

Arturi u lidh shpejt me detin direkt mbas shkollës së mesme, ku punoi për disa vite mekanik në Ofiçinën e riparimit të anijeve të Flotës Tregtare.

Ai ishte mjeshtër për riparimin e mjeteve, njeri i qetë, i papërtuar, tepër komunikues me shokët e kolegët e tij.

Arturi punoi për shume vite si komisar i anijes “Tirana”, ku tregoi pjekurinë dhe maturinë e tij, në bashkëpunim me kapitenët e anijes dhe ekuipazhin e saj.

Ka qënë nga ata Komisarë që kanë merituar respektin e detarëve dhe ekuipazhit të anijes, si njeri i mirë dhe shembull për detarët e anijes.

Mbas largimit nga anija, zoti Artur u mor me biznes privat, kryesisht me mobileri, ku ka ndihmuar konkretisht shoqatën e detareve “AdrijoN’, duke u gjendur pranë saj sa herë kishte mundësi.
Lamtumire detari i vjetër Artur Bujari!

Kapiten Vladimir Rrjepaj dhe detari i vjetër Bedin Bedini,
N/kryetar i shoqatës së detareve “Adrijon”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article