Ndalet Al-Hilal i Neymar

11 months ago 14
Reklamë
14:24 22/09/2023

Skuadra nga Riadi barazoi 1-1 në transfertë kundër Damac, humb kreun e renditjes

Nejmar dhe Al-Hilal zhgënjyen në takimin në transfertë ndaj Damak ku barazuan 1-1 në sfidën e javës së 7 të Ligës Profesioniste Saudite.

Klubi nga Riadi bëri një paraqitje të dobët, pavarësisht se në fushë kishte aktivizuar futbollistë si Malcom, Milinkovic-Savic, Ruben Neves dhe Mitrovic.

Al-Hilal nuk arriti që të mposhte një ekip që deri më tani nuk ka arritur të fitojë asnjë takim, e ka 4 pikë pas shtatë takimesh.

Më fillim u duk se sfida do të ishte e lehtë për miqtë.

Salem Al-Daësari i dha një asist Malcom që e ktheu në gol në minutën e nëntë të lojës.

Neymar u përpoq që ta çonte rezultatin në 2-0, por tentativa e tij u bllokua nga një mbrojtës.

Edhe Mitroviç pati një mundësi në minutën e 54, por gaboi në finalizim.

Goli i barazimit për Damac erdhi në minutën e 68 falë një goditjeje dënimi të gjuajtur mjeshtërisht nga mesfushori Nicolae Stanciu.

Vendasit në vazhdim u treguan të kujdesshëm në mbrojtje dhe rezultati nuk ndryshoi.

Al-Hilal shkon në vend të dytë në renditje, me 17 pikë të grumbulluara.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article