Ndalimi i dinarit nga Kosova, BE kundër Kurtit dhe i kërkon të japë llogari

9 months ago 7

Bashkimi Europian kritikon vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që ndaloi përdorimin e dinarit brenda republikës.

Zëdhënësi Peter Stano, tha se kjo mund të ndikojë negativisht në stabilitetin në terren.

“Ne ende po analizojmë dhe kërkojmë sqarime lidhur me vendimin, arsyen, motivet dhe implikimet që mund të ketë.

Në përgjithësi, presim që Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet e pakoordinuara, të cilat nuk shkojnë në frymën e normalizimit të marrëdhënieve dhe që mund të kenë një ndikim negativ në stabilitetin në terren.

Ne nxisim dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që ta adresojnë këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian,” deklaroi Stano.

Read Entire Article