Ndalohet kthimi i Benzema në Europë

7 months ago 29
Reklamë
16:45 27/01/2024

Largimi i sulmuesit kthehet në çështje shtetërore, bosët e futbollit Saudit e duan në Arabi

Arabia nuk mund t’i lejojë vetes që të humbë Karim Benzema-në! Largimi i tij është kthyer në një çështje shtetërore.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Fondi Sovran Saudit ka bllokuar çdo hipotezë të rikthimit të sulmeisit francez në Europë. Për fituesin e “Topit të artë” nuk ka zgjidhje tjetër veçse të qëndrojë te Al-Ittihad.

Bosët sauditë të futbollit i kanë kërkuar që të rregullojë marrëdhëniet me klubin dhe që të punojë që të kthehet sa më shpejt në fushë. Pritshmëritë janë që ai të jetë i disponueshëm për sfidën e 4 shkurtit në çerekfinalet e “Kupës së Mbretërve” ndaj Al-Faisali.

Duket se Benzema nuk ka zgjidhje tjetër, ndërsa edhe rikthimi në Europë për të nuk është aq i thjeshtë.

Është shkuar në media se ka pasur një intersim nga Çelsi dhe Real Madridi, me Lionin që ndiqte me vëmendje situatën, por ofertat konkrete munguan.

Por aktualisht Benzema ka ngecur në Arabinë Saudite. aty ku milionat nuk mungonjë. Me Al-Itihad ai ka kontratë deri në verën e 2026-ës. Në 15 takime në këtë sezon në Ligën Profesioniste Saudite, ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article