Ndarja nga jeta e ish-presidentit të Bundestagut Gjerman, kryeparlamentarja Nikolla shpreh ngushëllimet

9 months ago 9

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble.

Për mbi 5 dekada Schäuble ka shërbyer si politikan, deputet, ministër dhe President i Bundestagut .

“Mësova  me trishtim lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish Presidentit të Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schäuble.

Për mbi pesë dekada Schäuble i shërbeu Gjermanisë me përkushtim të lartë, si politikan, deputet, ministër dhe President i Bundestagut. Ngushëllime familjes dhe popullit gjerman.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article