Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë/ Liliana Hoxha: Hidhërim pa masë për shkrimtarin e madh, legjendat si ai flasin më shumë kur duket sikur s’janë

4 months ago 10

E reja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Liliana Hoxha shprehet se është një hidhërim i madh për popullin shqiptar, ndarja nga jeta e Kadaresë. Hoxha thotë më tej se legjendat si Kadare flasin më shumë kur duket sikur nuk janë, ashtu siç ka ndodhur me Balzakun, Heminguejn, Dostojevskin, Markezin etj.

“Hidhërim i pamasë per Ismail Kadarenë, ndonese ai nuk iku por mbeti. Ismaili shkruan cdo ditë e keshtu do të jetë gjithmone. Historia ka treguar që legjendat si ai flasin me shumë kur duket sikur nuk janë si Balzaku, Heminguej , Dostojevski, Markesi etj. U prehtë ne paqe shpirti i tij”, thotë në mesazhin e saj Liliana Hoxha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article