Është ndarë sot nga jeta kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare.
Gazetarja Fatmira Nikolli, ka raportuar për Neës24 se vdekja e tij erdhi si pasojë e një arresti kardiak, pavarësisht se nuk ka vuajtur më parë nga zemra.
Shërbimi i Urgjencës ka shkuar në banesën e shkrimtarit dhe është bërë gjithçka për ta mbajtur atë në jetë,. Më vonë është bërë transferimi i tij në QSUT, ku edhe ka humbur jetën.
Ndërkohë trupi i kolosit të letrave shqipe ndodhet ende në spital, ndërkohë që po bëhen procedurat e nevojshme.
Gazetarja raporton se sipas burimeve pritet të mbahet edhe një ceremoni zyrtare dhe shtetërore për homazhe t për shkrimtarin e madh.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb