Ndërhyrja në TIMS, Ervin Salianji komenton braktisjen e mbledhjes nga deputetët e PS: Kemi të dhëna se po manipulohen provat

6 months ago 3

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shprehet se braktisja e deputetëve të PS tregon se jemi përpara një grupi kriminal që kishte si objektiv pikërisht ndërhyrjen në sistemin TIMS. Salianji deklaroi mes të tjerash se kanë të dhëna që tregojnë se janë manipuluar provat.

“Janë hileqarë dhe kjo i bën edhe të pështirë në mënyrën se si po veprojnë. Ne kemi kërkuar me vendim të ndërmjetëm si Komision, informacion nga Kryeministri, pasi ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndërhyrje në TIMS. Le të na thotë se kur e ka marrë këtë informacion, kush ia ka dhënë dhe ku e ka parë garancinë se nuk ka pasur ndërhyrje. Gjithashtu kemi kërkuar informacion nga Ministri i Brendshëm, AMP, Policia dhe institucione të tjera.

Po tentohet të falsifikohen protokollet e Policisë së Shtetit. Ne po kërkojmë informacione, këta mendojnë se e kanë shtetin në xhep dhe mendojnë se letrat i nxjerrin nga xhepi kur të duan. Po përpiqen të mbulojnë ata që nuk mbulohen. Komisioni çoi në arrestimin e këtij drejtorit të IT, sikundër u shkarkua ai drejtori i DSIK”, tha Salianji për SyriTv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article