Ndërtimet pa leje në Sarandë, mega-operacion për ekzekutimin e 13 urdhër arresteve ndaj ish-zyrtarëve të lartë

7 months ago 17

Një mega-operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës për të ekzekutuar 13 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e qytetit.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se urdhrat e arresteve janë për ish -Drejtues të ASHK Sarandë, ish – shefa sektorësh në ASHK, ish – punonjës dhe punonjës në ASHK, punonjës dhe ish – punonjës të IMT Bashkia Sarandë dhe ish – punonjës të IKMT Sarandë.

Raportohet se deri më tani janë ekzekutuar pjesa më e madhe e urdhër arresteve dhe vazhdon kërkimi për personat e tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article