Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kostoja e jetesës rritet çdo ditë për familjet shqiptare, ndërsa ka shtuar se për zbutjen e situatës për grupet në nevojë. Qeveria nuk ka bërë asgjë.
Meta ka shtuar se sektori i ndërtimit është sektori i preferuar për pastrimin e parave.
“Kosto e jetesës rritet çdo ditë për shqiptarët. Çmimet e produkteve të shportës shumë më ët larta në krahasim me fqinjët dhe BE.
Pagat e pensionet shumë herë më të ulëta.
Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar pensionistët apo grupet në nevojë.
27 përqind më e lartë kostoja se në Kosovë.
Varfërimi i shqiptarëve dhe përqendrimi i ekonomisë përmes oligarkisë, mbetet i vetmi qëllim i qeverisë.
Sektori i ndërtimit, sektori i preferuar për pastrimin e parave”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb