Ndeshja me Çekinë, nis shitja e biletave

1 year ago 58
Reklamë
22:49 15/09/2023

Zbulohen çmimet për ndeshjen e 12 Tetorit

Mbrëmjen e së Premtes dolën në shitje biletat për ndeshjen e 12 Tetorit Shqipëri-Çeki.

Interesimi nga publiku për të qenë të pranishëm në “Air Albania” është i jashtëzakonshëm. Për një stadium që do të mbajë afërsisht 22 mijë shikues, janë disa herë më shumë të interesuarit për biletë.

Sfida që do të luhet muajin e ardhshëm është vendimtare dhe të gjithë presin të shohin suksesin e kuqezinjve në Tiranë ndaj, Çekisë që tashmë është rivali kryesor për kreun e grupit E të kualifikueseve të Europianit.

Por sipas kuotave të përcaktuara nga UEFA, 5% të biletave përkatësisht 1100 vende në stadium, i takojnë federatës çeke të futbollit për tifozët e saj.

Nga ana tjetër federate shqiptare e futbollit do të parashikojë afërsisht 5000 bileta për tifozeritë shqiptare të organizuara, siç janë Tifozët Kuqezi, Illyrian Elite, dhe jo vetëm.

Afërsisht 1000 bileta janë të rezervuara për sponsorët e FSHF dhe të UEFA-s. Pjesa tjetër afërsisht 14 mijë bileta do të shitet për publikun, ose për ata që do të kenë fatin dhe do të tregohen më të shpejtë në blerjen e tyre në biletarinë online.

Nga ana tjetër edhe çmimet janë të përcaktuara. Për tribunat pas porte, një biletë do të kushtojë 3 mijë Lekë të reja, ndërsa për tribunën karshi, do të kushtojë 8 mijë Lekë.

Pas suksesit me Poloninë, të gjithë duan të përjetojnë emocionet e forta që vetëm futbolli di të japë. Si çdo sfidë tjetër, edhe ajo e 12 Tetorit, do të transmetohet në Tv Klan.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article