Ndeshjet e Conference League: Barazojnë Tirana e Egnatia, humbet Vllaznia

1 year ago 41
Reklamë
12:54 14/07/2023

Tirana dhe Egnatia arritën rezultate që japin shpresë për të kaluar në turin e dytë të Conference League. Bardheblutë barazuan 1 – 1 me Dinamo Batumi të Gjeorgjisë të enjten në stadiumin “Air Albania”. Regi Lushkja shpëtoi Tiranën nga humbja me golin e realizuar në kohën shtesë. Mesfushori hyri si zëvendësues gjatë pjesës së dytë, duke mbajtur ekipin e tij në garë.

Egnatia debutuese në kupat e Europës arriti të barazojë po 1 – 1 fushën e armenëve të Ararat, duke u paraqitur më mirë se vendasit. Dwamena realizoi në sekondat e fundit për skuadrën nga Rrogozhina. 27-vjeçari nga Gana tregoi edhe një herë se është lojtari gol tek Egnatia.

Vllaznia pësoi disfatë 3 – 1 në transfertë me irlandezoveriorët e Linfield, duke e bërë të vështirë kalimin në turin e dytë. Të vetmin gol për skuadrën shkodrane e realizoi Juric në minutën e 89’ të sfidës. Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article