Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke, arrestohet 64-vjeçari në Maliq

1 month ago 7
Reklamë

Policia ka vënë në pranga një 64-vjeçar, i dyshuar si autor i një zjarri. Policia e Maliqit bën me dije se 64-vjeçar ndezi një zjarr për të djegur mbetje bimore dhe nga përhapja e flakëve u rrezikua një subjekt në aksin rrugor Sheqeras-Maliq dhe u dogj një sipërfaqe toke.

“Rreth orës 17:30, të datës 13.08.2024, sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje, në aksin rrugor “Sheqeras-Maliq”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq kanë shkuar në vendngjarje. Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e zjarrit, ndërsa si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi Xh. H., 64 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan”, njofton policia.

64-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe një 68-vjeçar në Dibër, pasi ndezi zjarr në fshatin Kongrazhd, për të pastruar kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën 2 ha tokë./vizionplus.tv

Read Entire Article