Ndikoi për të liruar të burgosurin në vitin 2021, lihet në burg avokati Arian Cengu

11 months ago 9
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, 38-vjeçarin Arian Cengu, i arrestuar me akuzën  e ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm me qëllim lirimin e një  të arrestuari për kundërshtim të punonjësve të policisë.

38-vjeçari që kohët e fundit punonte si avokat, akuzohet se ka ndikuar në mënyrë  të pa ligjshme, në  vitin 2021 për  zbutjen e masës  së sigurisë, ndaj shtetasit Fatri Iseberi.

Ky i fundit pas lirimit nga burgu ka arritur të punësohet në Policinë e Shtetit, por në vitin 2022, përfundoi sërish në pranga. Ai rezultoi nga përgjimet, si i implikuar në aferën e kalimeve të paligjshme në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Read Entire Article