Ndodh edhe kjo! Shkon për të vjedhur, por pi mbidozë metadoni, arrestohet 34-vjeçari në Finiq (Emri)

10 months ago 7

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë, qëllimi i 34-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article