Ndryshimet në Kod, a pati negociata të fshehta PD-PS? Tabaku: U reflektua vendimi i Kushtetueses. Ja si duhet të jetë aksioni opozitar

4 days ago 12
Reklamë

Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, tha se në Parlament nuk ka asnjë negociatë të fshehtë mes opozitës dhe mazhorancës, përfshi këtu edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Tabaku tha se ndryshimet në Kod u miratuan referuar edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me votën e diasporës.

“Do të shikojmë sa do të materializohet tashmë vota e Diasporës, por në anën tjetër nuk është reflektuar mbi asnjë prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Nevoja për ndryshime duhet të vazhdojë, pasi Kodi dhe nevojat që ne kemi për zgjedhjet duhet të vazhdojnë”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate tha se që të ngrihen protestat duhet edhe frymë. “Ne kemi treguar se Qeverisja është shumë e keqe, por ne duhet të tregojmë se çfarë mund të bëjmë ndryshe”, tha Tabaku.

Deputetja tha se ka aq shumë hapësirë për të kanalizuar mllefin qytetar, por ne duhet të ngremë frymën. “Në çdo palë zgjedhje, nga 2013 kemi pasur programet më të mira se sa Partia Socialiste. Por debat për programet nuk kemi pasur, pasi njëherë socialistët nxjerrin dajren, pastaj kërcinimin, dhe nuk kanë nxjerrë asnjë program”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate tha se kanë ndodhur shumë gjëra, përfshi edhe një copëzim të ofertës opozitare, ndërsa shtoi se duhet që të ketë një front opozitar.

“Ne duhet të japim frymë, të rigjallërojmë PD-së, të kemi një derë të hapur për ata që mendojnë ndryshe, duhet t’i kthehemi masës së gjerë që janë në opozitë me qeverisjen.

Unë kam bërë një betejë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me taksën mbi profesionet e lira. Ata që më kanë kërkuar me ngulm për të vijuar këtë aleancën opozitë-qytetarë, kanë qenë pikërisht të majtët”, tha Tabaku.

Ajo u shpreh se PD ka mundur Ramiz Alinë dhe nuk i mungon asgjë të mundë Edi Ramën, por duhet të zgjohet pak, të ngrihet në këmbë dhe të ngrejë në këmbë të madh e të vogël, kundër mazhorancës.

“Jam optimiste sepse kam parë të funksionojë aleanca e opozitës me qytetarët”, tha Tabaku.

Lidhur me aleancën me Partinë e Lirisë, deputetja demokrate tha se ne kemi nevojë për cilindo që bën opozitë dhe duhet të kanalizojmë gjithçka

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article