Kreu republikan Fatmir Mediu, në nisje të seancës parlamentare, i konsideroi ndryshimet në Kodin Zgjedhor si pazare për interesa të ngushta, dhe nuk i shërbejnë aspak një procesi të lirë zgjedhor, ku qytetarët të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre me vonë, në mënyrë të lirë dhe demokratike.
Mediu tha se do të ishte krejt absurde që të bëjmë ndryshime për zgjedhjet, për lirinë e votës, pa zhvilluar më parë një debat esencial. Në këtë kuadër, Mediu tha se këto janë pazare që nuk ndryshojnë aspak rrjedhën e zgjedhjeve të 2025.
“Unë mendoj se është në interesin e këtij Kuvendi që të mos nxitohemi, ky Kuvend të mos punësojë për ata që janë punësuar si deputet, por ti shërbejë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Mediu.
Ndërkohë deputeti i PD-së, Asllan Dogjani kërkoi që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen me votim të fshehtë.
Dogjani tha se përmes këtyre ndryshimeve, Edi Rama kërkon të marrë peng të gjithë Shqipërinë. “Janë shumë deputetë socialistë që nuk flasin publikisht, por kanë qëndrimet e tyre lidhur me këto ndryshime, ndaj dhe ndryshimet duhet të votohen në mënyrë të fshehtë”, tha Dogjani.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb