Ndryshimet në Qeveri dhe Kongresi i PS/ Joleza Koka: Çdo rifreskim bëhet për mirë

3 months ago 9

Joleza Koka, anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-së, në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 tha se Kongreset janë struktura shumë interesante të ushtrimit të demokracisë.

Koka, e cila rezultoi si e dyta më e votuar nga delegatët e Kongresit të PS-së, tha se prej 3 mandatesh është pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Duke komentuar ndryshimet në Qeveri dhe në drejtimin e Parlamentit, Koka tha se partia është në një proces ri-energjizimi. Koka tha se ndryshimet i shikon gjithmonë për mirë.

“Ndryshimet ishin të pritshme dhe mendoj se çdo rifreskim që i bëhet strukturave bëhët për mirë”, tha ajo.

Sipas saj, tregues është se PS është një burim i pashtershëm burimesh njerëzore.

“Të gjitha zgjedhjet dhe ndryshimet që u bënë janë politike dhe angazhimi i të emëruarve është 100% politikë”, tha Koka.

Lidhur me zgjedhjet e 2025, Koka tha se përmirësimi i rezultateve mbetet sfida më e madhe. “Sfida më e madhe mbetet që të fitojmë më shumë mandate se zgjedhjet e kaluara”, tha ajo.

Ajo tha se kemi një rritje të numrit të anëtarësimeve në PS, çka do të thotë se kemi njerëz që mendojnë se ka ardhur koha e një aktivizimi politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article