“Ndryshoi gjithçka” – Ancelotti thotë se goli i Las Palmas motivoi ekipin për rezultat pozitiv

8 months ago 9

Real Madridi mori një fitore të vështirë me rezultat 2-1 ndaj Las Palmas në udhëtim, duke vazhduar kështu me hapa të sigurtë drejt titullit kampion.

Madrilenët pësuan të parët gol në këtë takim dhe kjo bëri që të ndryshojë çasja e “Los Blancos” në këtë ndeshje dhe të rikthehet rezultati.

Pikërisht këtë mendim e pati edhe tekniku italian Carlo Ancelotti, i cili tha se goli i pësuar bëri që ai të ndryshojë sistemin e lojës.

“Goli që pësuam ndryshoi gjithçka. Ne e ndryshuam sistemin dhe luajtëm një lojë të mirë. Las Palmas luajnë shumë mirë me topin. Ne e dinim se do të jetë e vështirë. Kjo ka qenë shumë, shumë e rëndësishme”, ka thënë Ancelotti.

Italiani më pas lavdëroi edhe lojtarët që u futën nga banka rezervë, duke shtuar se ata ndihmuan skuadrën të rikthenin një tjetër rezultat.

“8 rikthime këtë sezon? Kjo do të thotë se kemi një bankë shumë të mirë dhe të motivuar të lojtarëve, të cilët na ndihmojnë neve shumë.Unë shikoj drejt bankës dhe e di se kam shumë opsione për të ndryshuar ndeshjen”, përfundoi Carlo.

Real Madridi ka qenë i pandalshëm këtë sezon sa herë që ka qenë në disavantazh. Jo më larg se javën e kaluar, ata arritën që të riktheheshin nga disavantazhi në ndeshjen ndaj Almerias, për të fituar në fund me rezultat 3-2./Telegrafi/

Read Entire Article