Ndryshon edhe Formati i Kupës së Shqipërisë

1 year ago 25
Reklamë
16:31 20/07/2023

Tetë ekipet e para të Superligës futen në garë në turin e tretë

Përveç ndryshimeve në skemën e Superligës dhe Kategorisë së Parë, FSHF njofton ndryshimet edhe në Kupën e Shqipërisë.

Duke nisur nga ky sezon në këtë kompeticion do të marrin pjesë 44 skuadra, 10 më shumë se sezonin e kaluar, nga Superliga, Kategorisë e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë të sezonit 2022-2023.

Këtë vit, Kupa e Shqipërisë do të nisë me fazën para-eliminatore dhe faza eliminatore. Ndeshjet në këtë tur do të zhvillohen me një takim në fushën e ekipit me renditje më të mirë të sezonit.

Tetë ekipet e para në renditjen e Superligës do të futen në garë në fazën e 1/8 që përkon me raundin e tretë. Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article