Ndryshon Kupa e Shqipërisë

1 year ago 29
Reklamë
14:11 20/07/2023

Në edicionin 2023-2024 do të marrin pjesë 44 skuadra, eventi do të zhvillohet në dy faza

Për edicionin 2023-2024 Kupa e Shqipërisë do të vijë me një tjetër strukturë. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi që në sezonin e ri të marrin pjesë 44 skuadra, pra 10 më shumë se vjet.

Ekipet pjesëmarrëse do të jenë nga Kategoria Superiore, Kategorisë e Parë, Kategoria e Dytë dhe ekipi kampion i Kategorisë së Tretë të sezonit 2022-2023. Edicioni 2023-2024 i trofeut do të jetë e përbërë nga faza para-eliminatore dhe faza eliminatore, informoi FSHF.

Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në të tetin në Superiore, nga viti i shkuar futbollistik do të garojnë duke filluar nga faza 1/8.

Në turin para-eleminator marrin pjesë ekipet e renditura në vendin e 7, 8, 9 të Kategorisë së Dytë Grupi A dhe vendet e 7, 8, 9, 10 të Kategorisë së Dytë Grupi B si dhe kampionët e Kategorisë së Tretë.

Në raundin e parë (1/32) do të marrin pjesë 2 ekipet e renditura në vendin e 9-të dhe të 10-të të Superiores, 14 ekipet pjesëmarrëse në Kategorisë së Parë, ekipet e renditura në gjashtë vendet e para të Kategorisë së Dytë të grupeve A dhe B, si dhe katër ekipet e kualifikuara nga turi para-eleminator.

Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article