Në BeH, një burrë i preu të katër këmbët një qeni – me një kositës bari

5 months ago 8

Jemi mësuar të shohim disa foto të kafshëve që vuajnë nga njerëzit, por në disa pamje që thuhet se vijnë nga një qytet në Bosnjë dhe Hercegovinë, janë jashtëzakonisht shqetësuese.

Në të shohim një qenush që ka humbur të katër këmbët, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi.

Dhe historia e tij është publikuar në rrjetet sociale ku thuhet se ai u vra aksidentalisht.

Pra, nuk bëhet fjalë për dhunë të qëllimshme, por nga një njeri që priste barin, i cili kafshës ia preu të katër këmbët.

Pas kësaj, qeni thuhet se u dërgua te veterineri.

Edhe pse qeni pësoi dhimbje të paimagjinueshme dhe humbje të këmbëve në vetëm 12 orë, pas operacionit ai u zgjua me një vullnet të mirë. /Telegrafi/

Read Entire Article