Në dhjetor, Pekini regjistroi numrin më të madh të orëve me temperatura nën zero që nga viti 1951

10 months ago 30

Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka thyer rekordin e tij për orë të tëra të temperaturave nën zero në dhjetor që datojnë që nga viti 1951, pasi një valë e ftohtë përfshiu gjithë vendin dhe solli stuhi, duke i çuar temperaturat drejt niveleve më të ulëta historike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pjesët veriore dhe verilindore të vendit kanë përjetuar temperatura rekord që nga java e kaluar, me disa zona në verilindje që shkuan deri në minus 40 Celsius dhe më poshtë, ndërsa ajri i ftohtë vinte nga Arktiku.

Dhe deri të dielën, një observator i motit në Pekin kishte regjistruar më shumë se 300 orë temperatura nën zero që nga 11 dhjetori, më së shumti për muajin që nga fillimi i regjistrimeve në 1951, sipas Pekin Daily të mbështetur nga shteti.

Kryeqyteti ka parë gjithashtu nëntë ditë radhazi me temperatura nën minus 10 C (14 F) në këtë periudhë, shtoi Pekin Daily.

Disa qytete në provincën qendrore kineze të Henan, në jugperëndim të Pekinit, janë nën probleme me ngrohje dimërore, me furnizuesit e energjisë termike në qytetin e Jiaozuo nën presion për të siguruar furnizimet. /Telegrafi/

Read Entire Article