Deputeti i PD-së, Beldjon Nallbati nuk i ka kursyer ironitë nga foltorja e Kuvendit duke shigjetuar kështu politikat qeverisëse. Në këtë linjë, Nallbati thekson se qeveria është ‘te hashashi’, ndërsa fermerët merren me qepë dhe domate.
Fjala e plotë në Kuvend:
Veprimi skandaloz i fermerëve. Si nuk keni turp që dilni në rrugë, thërrisni e bërtisni, shqetësoni qeverinë, i prishni gjakun(rehatinë)!
A e dini ju se është kohe pushimesh apo jo?
Një avaz ju!
Kush ju ka thënë juve të mbillni, grurë, misër, qepë, patate?
Pse iu mbaruan Serbisë që të mbillni juve?
– Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prap patate, qeveria ndërtoi laboratore modernë për kokainë, ju prap grurë!
– Qeveria ndërton kulla ju vazhdoni me kasolle!
– Qeveria punon me ekskavatorë, fadroma dhe betoniere ju akoma me shata dhe me bel, me mushka dhe gomere( karroca)!
Turp të keni na nxite faqen na prishët imazhin e vendit.
Po pse more me qepë dhe pate, me mushka dhe gomerë (karroca) do ta zhvillojmë ekonominë ne?!
Ne Europë shkohet me makijazh edhe botox dhe jo me baltë dhe me djersë!
– Prandaj thirrini mendjes dhe hiqni dorë nga këto budallallëqe, ka 12 vjet qeveria që iu thotë para nuk ka, për bujqesi nuk na plas, ju prap një avaz! (Prandaj të nderuar fermerë ndërgjegjësohuni dhe tërhiquni nga kërkesat tuaja që kësaj qeverie i duken pavlerë! Kjo qeveri ka 12 vite që iu ka treguar se për bujqësinë nuk ka fonde dhe nuk kemi kohë për bujqësinë dhe ju prap protesta dhe kërkesa?! )
– Hajdeni ore punoni ne Palase në Dhërmi në Himarë:-të lani, të pastroni…shërbejini qeverisë se nuk pastrohen vete ato vila!
Se qeveria ju ka thënë punë ka po ju nuk doni të punoni!
Po nuk doni ikni, zhdukuni që këtu, se marim skllevër nga Bangladeshi, nuk e lemë vendin në mëshirën tuaj!
Se ju vetëm ankoheni dhe nuk bëni asgjë për qeverinë! Mburreni se paguani taksa! Po pse more mbahet qeveria vetëm me rroga, shkohet ne Dubai me rroga?! Te Nusreti një biftek kushton sa rroga që i jepni ju qeverise.
Ka te tjerë more të tjerë, që dinë ta vlerësojnë djersën dhe mundin e qeveris!
Prandaj edhe qeveria ka prioritete, jemi në ekonomi tregu, kush paguan me shumë merr shërbim më cilësor. Ju me ato palo taksa doni t’ju shërbejë qeveria. Pastaj harruat ju që çdo dy vjet, sa herë ka zgjedhje qeveria ju jep nga 100 euro për votë, vaj, sheqer, oriz, ju jep ndihme ekonomike, ju punëson me kontratë tre muaj duke filluar një muaj para fushate deri një muaj pas zgjedhjeve?!
Rrini mos bëni shumë llafe se ja po vijnë zgjedhjet dhe prap qeveria do t’ju japë! ( blejë)
Nuk është faji i qeverisë që ju i harxhoni për një javë të gjitha dhe pastaj ngeleni troke! Duhet ta menaxhoni paranë se nuk janë
pak 100 euro!
Mos e zieni të gjithë orizin në një ditë se do dhjamoseni!
Me terezi paguren e vajit se yndyra nuk ju bën mirë!
Qeveria për të mirën tuaj mendon, ju si të doni bëni dhe pa merak të nderuar fermerë se qeveria 1-herë në 2-vjet kujtohet për ju dhe përsëri votojeni!
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb