Në fushë për historinë, Holandë-Angli për “biletën” e finales! Formacionet zyrtare

2 months ago 9
Reklamë

Pas pak minutash do të zbresin në fushë Holanda dhe Anglia për të përcaktuar se cila prej tyre do të luajë në finalen e madhe të kampionatit Europian në 14 korrik përballë Spanjës.

Anglezët që do të kërkojnë për herë të dytë radhazi finalen e Europianit pas atij të humbur katër vite më parë me Italinë, por edhe për të fituar trofeun e parë, ndërsa holandezët pë të ripërsëritur historinë.

Ronald Kuman i ka besuar treshes së sulmit Gakpo-Malen dhe Depay, ndërsa Southagate do të laujë në fazën e avancuar me Harry Kane të mbëhstetur nga krahët nga Bellingam dhe Foden.

Read Entire Article