Në Holandë gjarpri dy metërsh ikë nga kafazi, policia paralajmëron qytetarët: Qëndroni në shtëpi, është jashtëzakonisht helmues

10 months ago 6

Një gjarpër (mamba e gjelbër) jashtëzakonisht helmuese, dy metra e gjatë, ka ikur nga kafazi në Holandë, ka njoftuar policia, duke paralajmëruar banorët të qëndrojnë brenda dhe në asnjë rrethanë të mos përpiqen të kapin gjarprin.

Policia holandeze në qytetin jugor të Tilburg, tha se pronari i mambas i lajmëroi mbrëmë se një nga gjarpërinjtë i mungonte.

Policia publikoi një fotografi të mambës së gjelbër, transmeton Telegrafi.

“Gjarpri është shumë i rrezikshëm. Kafshimi i mambës së gjelbër është jashtëzakonisht helmues. Në rast kafshimi, është e rëndësishme që menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Ata gjithashtu theksuan se mamba e gjelbër nuk do të sulmojë pa arsye dhe se nuk ka gjasa që zvarraniku të dalë në natyrë gjatë dimrit të ftohtë holandez.

“Pëlqen hapësirat e nxehta dhe të errëta. Nëse e gjeni, do të jetë pasive (nuk do të sulmojë nëse nuk e prekni)”, u tha ndër tjera në kumtesën e policisë. /Telegrafi/

In een huis aan de Goudenregenstraat in #Tilburg is maandagavond een Groene #Mamba ontsnapt. Dit is een zeer giftige slang. De politie roept mensen in de omving op om extra op te letten en niet in de buurt van de slang te komen. Lees meer: https://t.co/lhVq5qB1tl #slang pic.twitter.com/od2a27cbL5

— gemeentetilburg (@gemeentetilburg) November 21, 2023

Read Entire Article