Në Itali janë të bindur, Chelsea gati të dorëzohet për Brojën, mund ta huazojë te…

1 month ago 10
Reklamë

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë një nga pikëpyetjet më të mëdha të merkatos së verës. Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e trajnerit Maresca dhe “Blutë” kërkojnë që ta shesin në këtë merkato yllin kuqezi.

Gjithsesi, gjërat sa vijnë e bëhen më të vështira për klubin anglez, pasi asnjë ofertë bindëse nuk ka ardhur në zyrat e Chelseat për sulmuesin 22-vjeçar.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Broja vazhdon të jetë një ide për sulmin e Juventiusit, me “Zonjën e Vjetër” që kërkon një sulmues për të zëvendësuar Valhovic. Thiago Motta e pëlqen shumë 22-vjeçarin shqiptar dhe i ka kërkuar drejtuesve një mënyrë që të bindë Chelsean që ta lërë të lirë.

Po ashtu, prestigjiozja italiane bën me dije se klubi nga Londra po dorëzohet për ta mbajtur “peng” Brojën deri në një ofertë bindëse dhe mund ta lërë të lirë në formën e huazimit, pikërisht ashtu siç e do edhe Juventusi.

Read Entire Article