Në krye të detyrës në temperatura të larta, Rama: Mirënjohje ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore dhe Bashkiake

1 year ago 24
Reklamë

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka shprehur falenderime dhe mirënjohje ndaj Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake, të cilët punojnë gjatë ditës në temperatura të larta.

“Falënderim dhe mirënjohje ndaj çdo efektivi të Policisë Rrugore dhe asaj Bashkiake që shërben në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në këto ditë me temperatura të larta”, shkruan Rama.

Vendi jonë prej ditësh tashmë është pushtuar nga temperaturat e larta, si pasojë e valës afrikane. Shumë qytete kanë parë temperatura deri në 41 gradë Celsius. Ndërkohë pritet që kjo valë pritet të zgjasë deri në fund të muajit.

Gjithashtu këshillohet që mos të ekspozohemi shumë ndaj rrezeve të diellit apo nxehtësisë dhe të qëndrojmë të hidratuar.

Top Channel

Read Entire Article