Në prag të ndeshjes Tirana – Dinamo Batumi

1 year ago 36
Reklamë
20:07 12/07/2023

Shehi: Kemi afruar lojtarë të rinj, mendoj se shanset janë të barabarta

Tirana do të presë të enjten gjeorgjianët e Dinamo Batumi në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen e parë të Conference League.

Përballë është me një kundërshtar që ka zhvilluar takime zyrtare kohët e fundit, por trajneri Orges Shehi pas 3 sfidave miqësore në fazën përgatitore thotë se do të hyjnë në fushë si të barabartë.

“Do të futemi në fushë me idenë që shanset janë të barabarta”.

Te bardheblutë janë afruar shumë lojtarë të rinj. Pavarësisht kohës së pakët bashkë me grupin, Shehi thotë se do të ndikojë përvoja e tyre në kupat e Europës.

“Shpresoj që kjo kohë edhe pse jo e mjaftueshme për lojtarët, të njohin njëri-tjetrin, mendoj që mund ta interpretojnë mirë pasi janë me eksperiecë europiane”.

Ndeshja Tirana – Dinamo Batumi do të luhet të enjten prej orës 20:00.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article