‘’Në protestë u kërkuan zgjedhje të lira dhe qeveri teknike’’, Boçi: Zgjedhja ime si drejtues politik në Shkodër, është mirëpritur

3 months ago 6

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është zgjedhur drejtues politik i PD në Shkodër, ai ka folur rreth kësaj teme i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 me gazetaren Ola Bruko.

Boçi u shpreh se zgjedhja e tij në Shkodër është mirëpritur dhe ka pasur bashkëpunim që kërkon, teksa e cilëson si vokacion të djathtë ai thotë se nuk ndjehet i huaj në Shkodër.

Boçi nuk lë pa përmendur as Elbasanin, teksa shprehet se ende i ruan kontaktet dhe lidhjet me degën pasi ka qenë një investim i shumë viteve.

Zgjedhjet duhet të menaxhohen në mënyrë të paanshme, sidomos për mazhorancën pasi është në pushtet.

Boçi:

”Punët politike nuk janë të lehta dhe çdo qark ka specifikat e veta me elementët e historisë së zgjedhjeve, humbjeve apo fitoreve.

E rëndësishëm është që Shkodra ka vokacion të djathë, kam nisur takimet aty si drejtues politik.

Në Elbasan ka nisur investimi përgjatë shumë viteve, por nuk jam shkëputur marrëdhëniet me degët dhe kontaktet  I kam ende.

Do shkëputem për të banuar në Shkodër sepse e kërkon angazhimi dhe pasioni për politikën dhe është e domosdoshme takimi me banorët, për të kuptuar edhe problemet që ata kanë.

Zgjedhja ime në Shkodër ka qenë pozitive dhe është mirëpritur, më ka ardhur bashkëpunimi që unë kërkoj nga kolegët ka qenë një reaksion pozitiv’‘, tha Boçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article