“Në radio u dha lajmi për vdekjen e nënës” – Bardhi rrëfen momente të trishta nga lufta

8 months ago 8

Artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka rrëfyer një histori të dhimbshme nga e kaluara.

Ai thotë se për pak humbi jetën dhe familjen e tij në luftën në Kosovë gjatë krimeve serbe ndaj popullsisë shqiptare.

Siç zbulon, ishte vetëm tre vjeç kur bodrumi ku strehohej me familjen dhe të afërmit u sulmua me granata nga serbët, por fatmirësisht arritën të shpëtonin.

Foto: Screenshot/YouTube

Më i dhimbshëm thekson se ka qenë momenti kur dëgjoi në radio se ishte vrarë një grua me emrin e nënës së tij.

“Fshati ku ka filluar lufta në Maqedoni te zona jonë në 2 maj në 2001, ne shkuam në 1 maj tek dajat dhe pas dy ditësh ka filluar lufta në fshatin Sllupçan. Ai fshat ka luftuar shumë dhe ka shumë dëshmorë. Ne kemi qëndruar në një bodrum 30 veta. U granatua shtëpia kur ne ishim duke ndenjur dhe na shpëtoi Zoti. Helikopterët kur kalonin, isha tre vjeç e gjysmë”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

“U lëshua një lajm në radio që lajmëroi vdekjen e nënës sime me dy fëmijët, mua dhe motrën. Aty vdiq një grua me të njëjtin emër që ka pasur dy fëmijë tek ai fshat”, rrëfen ai mes tjerash.

Bardhi në ndërkohë po pëlqehet mjaft shumë brenda për mënyrën e komunikimit dhe energjinë pozitive që po përcjell. /Telegrafi/

Read Entire Article