Në shtëpinë luksoze të Lumbardhit në Viti, familja e presin bashkë me Kaderin pas fitores së madhe në Big Brother VIP Kosova

8 months ago 21

Pas triumfit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, emisioni “Prive” ka realizuar një vizitë të veçantë në shtëpinë e fituesit, Lumbardh Salihu, për të sjellë një atmosferë familjare dhe intime përballë publikut.

Lumbardhi, i cili ka lënë pas fushat e blerta të futbollit për një rrugëtim të ndryshëm në shtëpinë e famshme, tashmë gëzon suksesin e tij në krah të të dashurës së tij, modelen Kader Kicaj. Historia e tyre e dashurisë u bë publike gjatë qëndrimit në BBVK2, dhe tani vazhdojnë të ndërtojnë plane së bashku në shtëpinë luksoze të Lumbardhit në Viti.

Gjatë intervistës për emisionin “Prive”, Lumbardhi zbuloi se si, pavarësisht jetës mes Austrisë dhe Zvicrës ku u lind dhe u rrit, ai dëshiron të jetësojë ëndrrën e tij për të jetuar në Kosovë. Me një vend të gjerë dhe praninë e ngrohtë të familjes, duke përfshirë gjyshërit e tij, Lumbardhi ndjen që Kosova është ku i takon të jetojë.

Kaderi dhe Lumbardhi (Foto: Prive)

“Ne e kemi një plan. Unë patjetër kam qejf me jetu këtu në Kosovë, edhe këtu vendi është shumë i madh, kemi mundësi me pa gjyshin edhe gjyshen. Edhe shpresoj që edhe Kaderi është dakord”, shpjegoi ai për kamerat e “Prive”, duke theksuar dëshirën e fortë të të dyve për të ndërtuar një të ardhme së bashku në vendin e tij të origjinës.

Vizita e “Prive” në shtëpinë e fituesit të BBVK2 ka bërë që tifozët dhe ndjekësit e Lumbardhit të marrin një pasqyrë më të afërt të jetës së tij personale dhe të dinamikës që ai ndan me Kaderin, e cila gjithashtu mund të jetë qenësore në vendimin për të ndarë jetën mes dy vendeve.

Publiku i “Prive” tashmë mund të shohë se përtej reflektorëve dhe ekraneve të BBVK2, Lumbardh Salihu është një person si çdo tjetër, me ëndrra, plane dhe një zemër të mbushur me dashuri për ata që i rrethojnë – një fitues i vërtetë jo vetëm në lojë, por edhe në jetë. /Telegrafi/

Read Entire Article