Nedim Bajrami drejt Skocisë!… Mesfushorin kuqezi e kërkon Glasgow Rangers

2 weeks ago 38
Reklamë

Zbritja e Sasuolos në Serinë B ka ndryshuar planet e mesfushorit shqiptar, që ka pasur oferta edhe nga ekipe të tjera italiane, por edhe nga Gjermania.

Menaxherët e futbollistit 25-vjeçar pothuajse e kanë mbyllur marrëveshjen dhe pritet vetëm zyrtarizimi, ndërsa trajneri i Glasgow Rangers, Filip Klement, ka pohuar në mediat lokale se klubi po negocion me mesfushorin kuqezi.

Në karrierën e tij Bajrami ka luajtur me Sasuolon, Empolin dhe Grasshoper. Ai pritet që të jetë shqiptari i dytë që vesh fanelën e skuadrës skoceze gjatë viteve të fundit, ndërsa në të kaluarën pjesë e këtij klubi, kur stërvitej nga Stiv Gerard, ka qenë edhe Eros Grezda.

Read Entire Article