Nedim Bajramin zgjedh Rangers, fantazisti kuqezi largohet nga Sassuolo dhe kalon tek gjigandët skocezë

3 weeks ago 40
Reklamë

Nedim Bajrami do ta vazhdojë karrierën e tij në Skoci. Fantazisti i kombëtares shqiptare do të transferohet tek Reinxhërs, një nga klubet më me histori në këtë vend.

25-vjeçari, pjesë e Sasuolos e cila këtë sezon ra në Serinë B të futbollit italian, do të kalojë në huazim me të drejte blerje tek gjigandët skocezë.

Bajrami e ka nisur karrierën në Zvicër tek Grashoper, për të kaluar më tej tek Empoli në Serinë A. Pasi spikati tek Empoli, Bajrami u transferua tek Sasuolo ku luajti dhe shënoi dy gola në sezonin e fundit.

Ai ka luajtur 26 ndeshje edhe me përfaqësuesen kuqezi ku ka realizuar edhe 5 gola, njëri prej të cilëve më i shpejti në historinë e kampionatëve europianë kundër Italisë në Euro 2024.

Tek Reinxhers ai pritet të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm në sezonin e ri në garën për titullin kampion./vizionplus.tv

Read Entire Article