Negociatat për zgjerimin e amnistisë/ Nasip Naço: Të lirohen të burgosurit deri në 5 vite! Xhaferri: Edhe ata që protestonin

9 months ago 24

Nasip Naço, kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë në një prononcim për Top Channel e avancon më tej kërkesën e deputetëve socialistë për zgjerim të spektrit të amnistisë.

“Për mendimin tim duhet zgjeruar efekti amnistisë. Janë me dhjetëra vendime të dhëna nga gjykata në drejtim të shërbimit të provës persona të dënuar deri në pesë vjet. Ne e kemi 2 deri në tre vjet për veprat penale dhe besoj se për mua duhet zgjeruar gama e dhënies së amnistisë. Unë do të votoja për vepra penale që janë 5 vjet e poshtë të dënuar”, u shpreh Naço.

Në kushtet kur duhen 84 vota për miratimin e amnistisë Nasip Naço jep sinjalin e parë për të çuar përpara propozimet e opozitës.

“Për të plotësuar 3/5 do të duhet pjesa e opozitës dhe sigurisht opozita për mos të qenë fasadë ka të drejtën e bërjes së propozimeve e veta dhe ne ti marrim parasysh në funksion edhe të dhënies së amnistisë”.

Demokrati Ferdinand Xhaferi thotë se amendamenti i propozuar prej tij ndjek parimin “qytetarët të parët”.

“Amendamenti synon të shpëtojë përveç të gjithë atyre individëve në territorin shqiptarë që kanë një vendim të shkallës së parë në dy vjet dhe shumë kolegë e bashkëpunëtor të mi që në protestat që bënin deri para zgjedhjeve të 2021 janë dënuar me një vendim të shkallës së parë. Ka protestues që enden ende nëpër gjykata dhe njëkohësisht që ka ndonjë koleg deputet që përfiton nga ky amendament unë do të isha shumë i kënaqur sepse sikurse e kam sqaruar në paragrafin dy të amendamentit kjo dhënie amnistie përjashton të gjithë ata individë që vepra e tyre penale klasifikohet e lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Por, a mendon Ferdinand Xhaferri se grupi parlamentar i PD duhet të bashkojë votat me socialistët në miratimin e amnistisë?

“Kjo është një çështje që kalon përtej vendimmarrjes time politike që është individuale. Ka të bëjë me vendimin e grupit”, tha ai.

Kjo është përgjigja e Ferdinand Xhaferrit nëse vota e tij do të shkojë pro amnistisë.

“Unë deri më sa kam propozuar amendament dhe nëse amendamenti shkon përpara në mënyrë të padiskutueshme duhet të ecim në binarët e seriozitetit politik”.

Nëse miratohet amendamenti, Xhaferri në mënyrë të tërthortë përmes ligjit të amnistisë zgjidhet pjesërisht problemi stokut të dosjeve në gjykatën e apelit ku numri i çështjeve në pritje ka shkuar në 36.000.

Top Channel

Read Entire Article