Nëna simbol në maternitetin e Mariupolit kthen “pllakën”/ Nga luftëtare për Ukrainën, tani nis bën fushatë për Putinin

8 months ago 5

Marianna Vyshemirskaya, e cila i mbijetoi bombardimeve ruse të një materniteti në Mariupol, shprehu mbështetjen e saj për Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në mars.

“Për mua është një zgjedhje e qartë, nuk shoh arsye për të ndryshuar. Tani, pavarësisht sanksioneve dhe të gjitha problemeve, Rusia po zhvillohet në mënyrë dinamike. Ajo mbron qytetarët e saj dhe punon për ta bërë të nesërmen më të mirë se dje”, tha ajo.

Fotot e të resë bënë xhiron e botës në vitin 2022, pas bombardimit të spitalit në Mariupol. Më vonë, Vyshemirskaja u transferua në Donetsk dhe më pas në Federatën Ruse, ku u bë kryetare e Komitetit për Iniciativat Sociale të Fondacionit Rodina (Atdheu). Ajo tani jeton në Moskë, ku bën video për rindërtimin e Mariupolit dhe interviston të burgosurit e luftës nga batalioni ukrainas Azov.

Fotot e të resë bënë xhiron e botës në vitin 2022, pas bombardimit të spitalit në Mariupol . Më vonë, Vyshemirskaja u transferua në Donetsk dhe më pas në Federatën Ruse, ku u bë kryetare e Komitetit për Iniciativat Sociale të Fondacionit Rodina (Atdheu).

Ajo tani jeton në Moskë, ku bën video për rindërtimin e Mariupolit dhe interviston të burgosurit e luftës nga batalioni ukrainas Azov.

“Gjeta kohë të shkoj në pikën e grumbullimit të firmave për të mbështetur Vladimir Vladimirovich Putin si kandidat për presidencën e Rusisë. Për mua një zgjedhje e tillë është e qartë. Nuk shoh asnjë arsye për të ndryshuar asgjë. Tani, pavarësisht nga sanksionet dhe të gjitha problemet, Rusia po zhvillohet në mënyrë dinamike. Ajo po mbron qytetarët e saj dhe po punon për ta bërë të nesërmen më të mirë se dje. Nuk mund të mohohet se është e lidhur me personalitetin e një personi specifik, nën drejtimin e përgjithshëm të të cilit merren vendimet e duhura siç e shohim edhe nga rezultatet. Dhe sa vendime të tjera të ngjashme janë marrë në vitet e kaluara. Kjo është arsyeja pse unë, si shumë qytetarë të tjerë, mbështes Vladimir Vladimirovich!”

“Putini për pak sa nuk të vrau djalin dhe ti i vendose një firmë”; “Të gjithë u shqetësuan për të kur panë ato të shtëna dhe ajo doli të ishte një krimb, në shitje”; “Epo, çfarë të them, je shitur”, “Ti më neverit, turp të kesh” – janë disa nga shumë komentet në fotot e saj në Facebook.

Read Entire Article