Netanyahu i vendosur: Nuk do të ndalemi, kjo do të jetë një luftë e gjatë në Gaza

10 months ago 15

Për kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, lufta në Gaza ka ardhur me një “çmim të lartë” për vendin, kjo referuar jo vetëm ekonomisë por dhe jetëve të humbura.

Fundjava ishte një nga ditët më të këqija, pasi 14 ushtarë të tjerë u vranë gjatë luftimeve në Gaza, duke e çuar në 153 numrin e viktimave në radhët e Forcave të Armatosura.

Por kreu i qeverisë së Izraelit, gjatë mbledhjes së kabinetit, pavarësisht bilancit, tha se forcat e tij nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të vazhdojnë betejën, e cila pritet të zgjasë dhe për shumë muaj të tjerë deri në shfarosjen e grupit islamik të Hamas.

“Do të vazhdojnë me gjithë forcën e plotë deri në fund. Le të jetë e qartë: kjo do të jetë një luftë e gjatë”, theksoi kryeministri izraelit.

Ndërkohë ministria e shëndetësisë në gaza, e drejtuar nga Hamas, sipas BBC, raportoi 166 persona të vrarë gjatë ditëve të fundit. Duke e çuar kështu numrin e viktimave në më shumë se 20 mijë.

Operacioni i forcave të armatosura izraelite nisi më 7 tetor, pasi luftëtarët e grupit militant islamik të Hamas kaluan në territorin jugor të Izraelit dhe vranë 1200 njerëz dhe morën peng më shumë se 240 të tjerë.

Kundër ofensiva deri më tani ka prodhuar shumë viktima, pjesa më e madhe e të cilëve. Tel Avivi ka fajësuar Hamas se po përdor popullsinë civile për t’u mbrojtur.

Ndërkohë presidenti Joe Biden, një nga aleatët kyç të Netanyahut, përsëriti edhe njëherë të shtunën gjatë një telefonate të zhvilluar me kryeministrin izraelit nevojën për të mbrojtur jetët e civilëve.

Top Channel

Read Entire Article