Netanyahu: Lufta nuk është drejt fundit

10 months ago 28
15:46 26/12/2023

Dhjetëra familjarë të pengjeve protestuan brenda apartamentit ku kërkuan lirimin  tyre

Forcat izraelite bombarduan kampet e refugjatëve palestinezë në Gazën qendrore duke zgjeruar ofensivën e tyre tokësore në enklavën e rrethuar.

Ushtria izraelite sulmuan 100 objektiva në veri të Rripit të Gazës gjatë 24-orëshit të fundit. Bombardimet izraelite vranë palestinezë në Khan Younis, ndërsa pamjet tregojnë blloqe të tëra banimi,  shkolla, strehimore dhe xhami të rrafshuara si rezultat i sulmeve.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar për një armëpushim dhe thirrjeve të SHBA për një reduktim të viktimave civile, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se lufta nuk është afër përfundimit. Kreu i qeverisë izraelite zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në veri të Gazës, të parën në gati 3 muaj pas nisjes së sulmit të ushtrisë izraelite, ku u takua me ushtarakët që marrin pjesë në sulm.

Por mes frikës së ofensiva izraelite mund të çojë në vrasjen e pengjeve, dhjetëra familjarë protestuan brenda ndërtesës së parlamentit, në llozhat e ndara me xham nga pjesa e sallës.

Ata mbanin pankarta në duar ku kërkohej fundi i luftës për të nxitur Hamasin të lirojë pengjet. Megjithatë, Netanjahu e konsideroi të drejtë operacionin hakmarrës kundër Hamasit, për të cilin shprehu këmbënguljen se do të vijojë deri kur Hamasi të zhduket plotësisht nga Rripi i Gazës.

Tensionet janë shtuar edhe në kufirin libanez. Hezbollahu dhe Izraeli pothuajse çdo ditë shkëmbejnë breshëri raketa, sulme ajrore përgjatë kufirit izraelito-libanez. Bastisjet vijojnë gjithashtu në Bregun Perëndimor. Forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 55 persona në Bregun Perëndimor, ndërsa një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e sulmeve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article