Netanyahu paralajmëron grupin Hezbollah: Mos bëni gabimin e jetës! Libani do shkatërrohet nëse na sulmoni

11 months ago 21

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar grupin Hezbollah që të mos hapë një front të dytë lufte me Izraelin.

“Do të bënte gabimin e jetës nëse do ta bënte një gjë të tillë”, tha ai kur foli me trupat izraelite pranë kufirit me Libanin, teksa shtoi se do të sillte kundërsulme izraelite të përmasave “të paimagjinueshme” që do të shkaktonin “shkatërrim” mbi Libanin.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar tashmë Hezbollahun të mbështetur nga Irani kundër hapjes së një fronti tjetër beteje në kufirin verior të Izraelit.

Read Entire Article