Neuer i paduruar për sfidën ndaj Leverkusen, kapiteni beson shumë të fitorja

7 months ago 17
Reklamë
14:02 08/02/2024

Bundesliga gjermane do të dhurojë të shtunën një duel të madh. Në “BayArena” Bajer Leverkusen do të përballet me Bajern Mynihun, me të dyja skuadrat që i ndajnë vetëm 2 pikë në renditje. Ky sezon ka qenë perfekt për ekipin e drejtuar nga Ksabi Alonso që nuke njeh humbjen prej 30 takimesh radhazi.

Ndërkohë që kampionët në fuqi kanë pasur luhatjet e tyre. Ekipi i Tomas Tuhel ka vuajtur dëmtimet e shumta, si edhe formën jo të mirë të disa titullarëve. Por portieri Manuel Neuer beson se Bajern është gati për sfidën e vështirë në transfertë.

“Gjithmonë bëhet një lojë shumë interesante në Leverkusen. Unë mendoj se ne bëjmë mirë në këto ndeshje! Te Bayern ne i duam sfidat e mëdha dhe kjo kundër Leverkusen është një sfidë e madhe jashtë shtëpisë në këtë gjysmë të dytë të sezonit. Mund të them vetëm se jam i paduruar që të përballem me këtë kundërshtar. Do të kërkojmë t’i mundim ata atje!”

Për performancën e bërë nga “aspirinat” në këtë sezon, ajo është e treta në histori, ku në 20 takime kanë grumbulluar 52 pikë.

Rekordin e ka vendosur Bajerni i Pep Guardiolës, që në sezonin 2013-2014, pa pësuar asnjë humbje, grumbulloi 56 pikë në 20 javët e para të kampionatit duke shënuar 53 gola e pësuar vetëm 9 të tillë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article