Neuer shqetëson Bayern Munchen

1 year ago 24
Reklamë
23:58 08/08/2023

Portieri gjerman ka probleme kur gjuan topin dhe në kërcimet në ajër pas frakturës në këmbë

Manuel Nojer ka sjellë shqetësim te Bajern Mynihu. Portieri gjerman ende nuk mund ta gjuajë topin normalisht, ndërsa vazhdon rekuperimin për një frakturë të pësuar në Dhjetorin e shkuar. Portieri i kampionëve bavarezë pësoi dëmtimin, ndërsa ishte duke bërë ski gjatë ditëve të pushimit që kishte marrë pas eliminimit të përfaqësueses gjermane në Kupën e Botës.

Nojer më pas iu nënshtrua një operacioni dhe i ishte rikthyer stërvitjes me ekipin bavarez në muajt e fundit, por është larg formës së tij optimale. Sipas tablodit gjerman “Bild”, Nojer për shkak të vështirësive në gjuajtjen e topit, është detyruar që t’i nënshtrohet një tjetër operacioni.

Portieri gjerman pësoi një thyerje të rëndë në këmbën e djathtë, gjë që i shkakton probleme kur ai gjuan me të majtën dhe përdor këmbën e djathtë për t’u mbështetur. Por ai vuan edhe kur kërcen në ajër për të kapur topin. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të lëvizur një copë metali.

Por duket se ai e ka të nevojshëm një tjetër operacion, por gjasat janë që të mos qëndrojë jashtë fushe për shumë javë. Në të tillë situatë, Bajerni po mendon për një emër tjetër për portën, pas largimit të Jan Zomer tek Interi.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article