Newcastle me çdo ‘kusht’ u mundua të shënojë autogol – Arsenali pa probleme në pjesën e parë

7 months ago 4

Arsenali e ka zgjidhur shumë shpejt takimin përballë Newcastlen, duke kaluar në epërsi që herët.

“Topçinjtë” e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 18-të, teksa në zhvillimet e një goditjeje këndi, portieri Loris Karius shmangu golin, por Sven Botman realizoi një autogol qesharak, kur nuk kishte asnjë presion nga kundërshtarët.

Dy mbrojtësit u munduan të largonin topin dhe ai shkoi sa te njëri tek tjetri, për të kaluar pastaj vijën e portës së tyre.

Gabriel Goal ⚽
Arsenal vs Newcastle
Follow @Korectsports #ARSNEW #arsenal pic.twitter.com/DKlqwRZbwm

— KorrectSports TV🔴 (@Korectsports) February 24, 2024

Ky ishte një nga autogolët më qesharak të vitit në Ligën Premier.

Arsenali pastaj shënoi edhe golin e dytë, kur Kai Havertz tundi rrjetën pas asistimit të Gabriel Martinellit. /Telegrafi/

Read Entire Article