Neymar debuton me fitore

1 year ago 31
Reklamë
22:21 16/09/2023

Ylli brazilian ishte në fushë në sfiden që Al-Hilal fitoi 6-1 kundër Al-Riyadh

Ylli brazilian Nejmar debutoi me Al-Hilal në Ligën Profesioniste Saudite. Ai ndihmoi ekipin në fitoren 6-1 kundër rivalëve të Al-Riyad.

Edhe pse sulmuesi 31-vjeçar nuk shënoi vetë, ai ishte kyç në suksesin e arritur në shtëpi.

Golashënuesi më i mirë i “Seleçaos” u fut në lojë në minutën e 63’, ndërsa u përfshi në tri gola të skuadrës.

Ai mori edhe përshëndetjet e tifozëve dhe u nderua nga ata pasi u bë golashënuesi më i mirë i Brazilit me 2 golat e realizuar në fitoren 5-1 kundër Bolivisë. Nejmar ka shënuar 79 gola në 125 ndeshje për verdhejeshilët. Në stadium të pranishëm ishin rreth 30 mijë tifozë.

Në minutën e 83’, ai dha asistin në golin e Malkolm, i katërti për vendasit. Nejmar iu afrua rrjetës në minutën e dytë shtesë.

Al-Hilal e ka nisur sezonin e ri mjaft mirë, ndërsa ka pesë fitore dhe 1 barazim në 6 javë e kryeson kampionatin.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article