Neymar dëmtohet sërish

1 year ago 19
Reklamë
23:10 09/08/2023

Braziliani humbet stërvitjen e rradhës te PSG, mungon edhe Verratti

Kaosi në radhët e PSG nuk ka fund. Sikur të mos mjaftonte largimi i Lionel Messit dhe kriza në marrëdhënien me Kylian Mbappe, Neymar është ai që tremb tashmë stafin e francezëve. Braziliani nuk është bashkuar me grupin në seancat e fundit stërvitore, me mediat që aludojnë për një dëmtim të ri të 31-vjeçarit. Shkalla e dëmtimit mbetet ende e paqartë, por mund t’i kushtojë një pjesë të mirë të fillim-sezonit.

Një tjetër pistë është edhe ajo se Neymar mund të ketë firmosur parakontratë me Barcelonën, por kriza ekonomike e spanjollëve ka qetësuar disi situatën. Sulmuesi besohet se i ka kërkuar francezëve për ta lënë të lirë të firmos në Arabinë Saudite, por me kushtin që për një sezon të luaj te Barcelona. Mungesë e rëndësishme në stërvitje ishte edhe ajo e Marco Verratti.

Arsyeja mbetet e paqartë për momentin, megjithatë mund të ketë edhe lidhje me merkaton. Italiani ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite, gjithsesi, PSG e ka refuzuar propozimin e Al Hilal për shifrën e 50 milionë Eurove.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article