Neymar “i pandreqshëm” edhe në Arabi, synon rikthimin në Brazil

11 months ago 11
Reklamë
20:53 25/09/2023

Neymar shkakton zhurmë kudo që të luajë. Diçka e tillë po ndodh edhe te Al Hilal, i cili tashmë ka nisur të dëgjojë direktivat e sulmuesit brazilian. Marrëdhënia me trajnerin Horge Zhesus është e acaruar, me portugezin që tashmë rrezikon shkarkimin nga klubi i Superligës arabe.

Por duket se planet e Neymar nuk janë për të qëndruar gjatë në tokën e Arabisë Saudite. Sipas asaj që raportohet në Brazil, ish-sulmuesi i PSG-së është gati të kthehet në atdhe në vitin 2025 me qëllim përgatitjen për Botërorin e planifikuar për vitin e ardhshëm në Amerikën e Veriut. 

Neymar është gati të veshë sërish fanellën e Santos me synimin për të përmbyllur sa më mirë eksperiencën e tij në Kombëtare. Kusht që i është vendosur drejtuesve të Al Hilal, të cilët i dhanë të firmosë një kontratë 2-vjeçare nga ajo 4-vjeçare që ishte rënë dakord. Neymar do të rikthehej te Santos pas eksperiencës së gjatë me Barcelonën dhe PSG, për të mbyllur një karrierë të jashtëzakonshme të mbushur me trofe dhe gola.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article