Neymar në dilemë te Brazili

6 months ago 11
Reklamë
20:16 21/02/2024

Sulmuesi po rikuperohet nga dëmtimi, Dorival “e përjashton” për miqësoren e luksit

Neymar pritet të jetë mungesa e madhe për kombëtaren braziliane në miqësoret e luksit të muajit mars. 32-vjeçari i cili po rikuperohet nga dëmtimi mbetet ende në dyshim për të ardhmen tek Seleçao. Madje, ka qenë vetë trajneri i Brazilit, Dorival Junior ai i cili ka pranuar se sulmuesi duhet ta meritojë ftesën për dy përballjet ndaj Anglisë dhe Spanjës.

“Neymar do të duhet të dëshmojë se është i aftë dhe “i fokusuar përpara se të thirret përsëri. Është një nga projektet kryesore. Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai e di mirë këtë. Shpresojmë që ai të rikuperohet fizikisht dhe duhet të jetë i sigurt, i qetë, i ekuilibruar dhe mbi të gjitha i fokusuar. Ai do të jetë pjesë e kombëtares për sa kohë të rikuperohet plotësisht”.

Neymar qëndron jashtë fushave prej një kohe të gjatë. Në daljen e fundit, braziliani u shfaq mbipeshë. Neymar do të vazhdojë rikuperimin e tij në skuadrën e Superligës arabe, Al-Hilal dhe ende nuk dihet se kur do të jetë gati të zbresë sërish në fushë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article