Neymar pa minuta te PSG

1 year ago 27
Reklamë
23:55 02/08/2023

Kylian Mbappe nuk është çështja e vetme te Paris Saint-Germain. E ardhmja e sulmuesit mbetet ende në pikëpyetje, ndërsa ajo që lë shije të hidhur te stafi i francezëve është situata shëndetësore e Neymar. Braziliani nuk ka luajtur asnjë minutë në tre miqësoret e luksit që kampionët e League 1 kanë zhvilluar, duke parë nga stoli humbjet kundër Inter e Osaka dhe barazimin pa gola përballë Al Nassr.

Sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në mars dhe deri më atëherë nuk ka zbritur në fushën e lojës. 31-vjeçari u nxor në shitje, por mungesa e një blerësi, situata me Mbappe dhe lamtumira e Messit e shndërruan brazilianin në yllin e vetëm të skuadrës franceze. Shpresa e radhës për Neymar do të jetë miqësorja ndaj Jeonbuk, me qëllim për të qenë gati për sfidat e kampionatit, fillimisht atë të 12 gushtit përballë Lorient.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article