Neymar sërish te Barcelona? Çfarë mendon Hansi Flick

3 weeks ago 50
Reklamë

Barça është në kërkim të një anësori të majtë. Pas qëndrimit të Nico Williams në Bilbao, u konsiderua Rafael Leao (Milan) dhe tashmë alternativa më e besueshme duket të jetë Chiesa (Juventus). Por ishte një emër që është lidhur me Barçën edhe për një tjetër verë. Është Neymar Jr, i cili sipas Gerard Romero, nga Jijantes, i është ofruar sërish klubit.

Sulmuesi 32-vjeçar është në pronësi të Al-Hilal të Arabisë Saudite, por gjithmonë ka qenë i prirur të rikthehet për të veshur fanellën e FC Barcelonës, me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015. Pavarësisht ofertës, duket se sipas Sipas informacioneve të sipërpërmendura, ka qenë vetë Hansi Flick, trajneri i Barçës, i cili ka përjashtuar mundësinë e Neymar.

Lojtari brazilian është në fazën e fundit të rikuperimit pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju tetorin e kaluar. Ai ende nuk ka datë kthimi dhe niveli i kthimit të tij nuk dihet. Përveç kësaj, paga e tij e lartë nuk e ka favorizuar rikthimin e tij te Barça, e cila ende nuk ka arritur të regjistrojë Dani Olmo, nënshkrimin yll të këtij sezoni. /vizionplus.tv

Read Entire Article