Nga 1 Janari ndalohet importi i vape-ve në Australi

10 months ago 23
15:34 28/11/2023

Qeveria australiane synon të reduktojë përdorimin e tyre tek adoleshentët

Kohët e fundit, mes adoleshentëve në Australi, pajisjet Vape kanë marrë popullaritet.

Përdorimi i këtyre produkteve nga kjo moshë është kthyer në një shqetësim, duke detyruar autoritet të marrin masa. Nisur nga 1 Janari autoritetet australiane kanë vendosur të ndalojnë importin e tyre.

Vapet janë reklamuar si një mënyrë për të lënë duhanin, por ministri i Shëndetësisë Mark Butler thotë se po krijohet një gjeneratë e re e varur nga nikotina.

“Këto vape u shiten qëllimisht fëmijëve tanë. Ato vijnë me paketim të bukur dhe me aromë çamçakëzi. Kjo nuk është një mënyrë e mirë për të ndihmuar duhanpirësit të heqin dorë nga ky zakon. Përmes kësaj mënyrë synohet që fëmijët tanë të bëhen të varur ndaj nikotinës dhe më pas  nga duhani”.

Blerja e vapeve pa recetën e mjekut është e ndaluar që nga viti 2021, por pavarësisht këtyre kufizimeve, shkalla e varësisë ka vazhduar të rritet.

Ky vendim i autoriteteve australiane vjen pas vendimit të Zelandës së Re për shfuqizimin e legjislacionit, të prezantuar nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Jacinda Ardern, ku do të ndalohej shitja e cigareve për të gjithë ata që kanë lindur pas 1 Janarit të vitit 2009.

Kjo kthesë e qeverisë ka zemëruar zyrtarët e shëndetit publik që thonë se po i jepet prioritet industrisë së duhanit dhe jo jetëve njerëzore.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article