Nga albumi i ri e deri te raportet me artistët e tjerë – Dafina Zeqiri i rrëfen të gjitha në ‘Radar’

8 months ago 16

Se është njëra nga artistet më të suksesshme në trojet shqiptare këtë tashmë e ka dëshmuar.

Dafina Zeqiri, një emër shumë i dashur për publikun, e cila ndër vitesh ka realizuar hite të mëdha.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Radar’, ku ka rrëfyer gjithçka – që nga albumi, dasma e deri te disa veprime të saj që kanë bërë bujë të madhe në media e shtypin rozë.

Foto: Screenshot/YouTube

Veç tjerash, bukuroshja u surprizua edhe nga disa bashkëpunëtorë të saj si menaxheri, Pëllumb Çitaku, reperi Elinel e Adi Krasta.

34 vjeçarja zbuloi po ashtu detaje nga dasma e saj me Kreshnik Gjergjin dhe planet për t’u bërë nënë.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta ka folur edhe për arsyen se përse hoqi nga lista e ndjekësve disa nga artistët.

“Realiteti është që unë jam e ndjeshme ndaj njerëzve që i ndihmoj, edhe që i mbaj afër. Fakti është që ka shumë gjëra që publiku nuk i di, dhe nuk mund të tregoj për secilin person se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur. Të gjithë i kanë mendimet e veta. Asnjëherë nuk ka ndodhur që t’i largohem dikujt pa arsye shumë të madhe”, u shpreh Zeqiri.

Foto: Screenshot/YouTube

Krijuesja e hitit “Huti” theksoi: “është fatkeqësi kur iu kam larguar dikujt, jo se kam pasur dëshirë. Ka disa që pas bashkëpunimeve ndoshta kanë marrë një copë timen si interes dhe kanë filluar të sillen ndryshe. Ja fillojnë mos me më respektu. Unë nuk mundem me u bë falso deri në atë pikë. Kështu që distancohem. E vërteta del herdo kurdo. Karakteri i njeriut gjithmonë vërehet, ia lë edhe publikut me vendos vetë. Arsyeja që i kam bërë ‘unfollow’ se ja nisen shumë, për këto nuk kanë arsye”.

Në vazhdim, Dafina premtoi për fansat projekte të reja e gjithashtu edhe bashkëpunime. /Telegrafi/

Read Entire Article